Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me denoncimin e bërë nga një vajzë në Astir, se është dhunuar nga disa persona dhe më pas u ngujua në banesë. RENEA është futur në apartament duke zbritur me litar nga tarraca dhe ka gjetur vajzën të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike brenda në dhomë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se RENEA në katin e tetë të banesës ka gjetur 2 armë zjarri pistoletë.
Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë. Edhe banorët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna armësh. Babai ka thënë se vajza e tij është marrë peng.
Personat që dyshohet se kanë qenë me vajzën kanë marrë me qira dy apartamente.
(BalkanWeb)