“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut, ku humbi jetën një 17-vjeçar.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BW’ se mjeti tip ‘Benz’ me targe AA 131 ZZ, me drejtues shtetasin me inicialet F. F., ka humbur kontrollin dhe ka goditur një ‘Porche’, i cili ka qenë i ndaluar në karaxhatë.


Nga verifikimet e policisë shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara çka ka bërë që mjeti të humbasë kontrollin. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen pasagjeri, i cili ndodhej në mjetin ‘Benz’, shtetasi me inicialet K. V., 17 vjeç dhe janë dëmtuar lehtë 3 shtetas të tjerë të cilët kanë qenë pasagjer në të dy mjetet e aksidentuara.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb