TIRANE- Detaje të reja mësohen nga hetimet që prokuroria e Durrësit po zhvillon pas bllokimit në port më 24 qershor të 2 makinave “Toyota Yaris”, ku u gjetën të fshehura 3.4 milonë euro.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se përgjatë dy muajve, maj dhe qershor të këtij viti ka të dhëna se të njëjtët persona të përfshirë në trafik kanë transportuar në Shqipëri edhe 2 ngarkesa të tjera me makina, përkatësisht 7 në çdo rrugë, kryesisht të tipit “Toyota Yaris” me anë të cilave mund të kenë futur sasi parash.
toyota yaris, euro
Makinat si në rastin e fundit, rezultojnë se janë blerë në Belgjikë dhe kanë hyrë në Shqipëri duke ndjekur itinerarin Belgjikë-Gjermani-Itali-Bari. Burimet thonë se prokuroria është vënë në gjurmin të mjeteve që kanë hyrë në territorin shqiptar si dhe po hetohet rruga deri në hyrjen e tyre në Shqipëri. Në rastin e fundit ngarkesa me makina rezultoi me dokumentacion të rregullt, kontratë shitblerje dhe deklaratë doganore, të plotësuar në një koncesionar automjetesh të përdorura në Gjermani në pronësi të shtetasit Ilir Doçi, rezident prej vitesh në këtë shtet.
porti-Durres-2
Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion”, Ilir Doçi pohoi se makinat ishin blerë në Belgjikë dhe se dy personat, shoferi dhe djali i pronarit ishin paraqitur tek ai pasi si koncesionari i shitjes së makinave në Gjermani ka të drejtën të bëjë deklaratën doganore të gjithë makinave që hynë në vendin tonë. Ai sqaroi se nuk ndërhyn te makinat, por merret vetëm me përpilimin e dokumentacionit.
Durres porti
Gjithashtu Doçi pohoi se këta persona kanë blerë më herët makina tek ai, dhe për këtë pohim disponon dokumentet përkatëse por mohoi të ketë njohje me dy kushërinjtë Vladi të shpallur në kërkim nga policia dhe që dyshohet të jenë porsitësit e ngarkesës me makina.
porti Durres 2
Nga verifikimet e bëra në Qendrën Kombëtare të Biznesit, dy kushërinjtë Vladi rezultojnë pronarë biznesesh. Referuar këtyre të dhënave Elvis Vladi ka themeluar një kompani në shtator 2015, që ofron pjesë këmbimi për automjetet. Kushëri i tij Alfred Vladi rezulton të ketë themeluar në gusht të 2017 , një kompani me objekt kryesor dhënie me qira të automjeteve dhe Shërbime të këmbimit valuator, nën emrin e subjektit tregtar (“Tirana Rental Car”).
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb