NAPOLI

Dy të rinj me origjinë shqiptare rreth 20 vjeç janë shpallur në kërkim nga policia italiane, pasi kanë mundur të arratisen nga burgu në Caserta. Të arratisurit janë identifikuar si Adriatik Gega dhe Ervis Markja.

Lajmi ishte dhënë nga sekretari rajonal i policisë, Ciro Auricchio dhe sekretari kombëtar Giuseppe Moretti. Të dy të burgosurit që tani janë në arrati kanë arritur të shmangin sistemin e mbikëqyrjes dhe të largohen nga objekti i burgut. Arratisja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, shkruajnë mediat italiane.

Të dy janë larguar pasi kanë sharruar hekurat e qelisë së burgut. E gjithë ngjarja ka ndodhur në kohën që po binte shi i madh. Arratisja e tyre ka bërë bujë dhe për rastin e tyre, tanimë janë vënë në dijeni autoritetet e mbarë vendit.

Adriatik Gega është arrestuar dhe burgosur në vitin 2012, nën dyshimin se i përkiste një grupi që grabiste banesat në zonë. Kurse, Ervis Markja  u arrestua në janar 2016 me akuza për konkurrencë në marrjen e mallrave të vjedhura dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Së paku 60 agjentë janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur dy të arratisurit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: