TIRANE- Katër ministrat e rinj kanë marrë detyrën ditët e fundit dhe procesin e tranziionit politik e kanë pasqyruar edhe në rrjetet sociale. Dikush me fotografi e dikush me mesazhe lamtumire apo urimi, gjithçka ka rrjedhur (jo pa keqardhje) fjollë. GSH.al sjell mesazhet dhe imazhet e qeverisë së “rilindur”.

Tranzicioni Çuçi-Shalsi
Ditën e djeshme Eduard Shalsi ka shkuar në ministrinë e tij. Ministri ri i Shtetit për Çështjet Vendore e ka nisur ditën e tij të parë në zyrë me ish-ministri Bledi Çuçi. Në një takim miqësor, Çuçi e ka prezantuar me stafin, duke i dhënë edhe këshillat përkatëse. Shalsi nuk ka harruar të falenderojë për të gjithë punën e tij Çuçin, në rrjetet sociale.

“Nga sot do të jem Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore. Nder dhe privilegj t’i bashkëngjitem kabinetit të Kryeministrit Edi Rama, por edhe përgjegjësi për të çuar më tej reformën territoriale, reformës territoriale që meriton të konsiderohet arritje historike dhe e jashtëzakonshme. Mirënjohje të gjithë atyre që kontribuan në këtë reformë, veçanërisht kolegëve dhe miqve të mi, Bledi Çuçit dhe Bashkim Finos për rolin kryesor në fillimin e realizimit të kësaj reforme. Shumë gjera janë arritur, akoma më shumë për të bërë!”, ka shkruar ministri i  Shtetit për Çështjet Vendore.


Lajmin e plote mund ta lexoni në Gsh.alhttp://www.gsh.al/2017/03/26/fotografi-ne-grup-urime-dhe-keqardhje-ja-si-u-be-tranzicioni-ne-4-ministri/
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: