LIBRAZHD

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Librazhd dhe pre e dhunës së autorëve kanë rënë një mjek dhe bashkëshortja e tij.

Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se vjedhja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Librazhd në banesën e mjekut gjinekolog Kujtim Albrahimi ku autorët kanë marrë një sasi prej 10-12 milionë lekësh të vjetra si dhe disa bizhuteri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në momentin e grabitjes në banesë kanë qenë i mjeku Albrahimi dhe bashkëshortja e tij të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë për shkak të dhunës së ushtruar nga grabitësit. Mjeku dhe e shoqja janë detyruar të kërcënuar t’iu tregojnë autorëve për paratë dhe sendet me vlerë.

Burrë e grua kanë marrë mjekim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq policia ka marrë dëshminë e tyre dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb