Ka ndërruar jetë rrugës për në spital 47-vjeçari i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës.


Raportohet se viktimë është shtetasi Nikola Ikonomi. Nga të dhënat e para, mësohet se viktima është gjetur i plagosur me tre plumba pranë banesës së tij.


Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit me makinë private, por nuk ka arritur të mbijetojë.


Informacion për ngjarjen në Selenicë:

Rreth orës 20:50, në lagjen “Minatori” në Selenicë, rrugës për në banesën e tij është plagosur me armë zjarri pistoletë 47 vjeçari N. I., i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë së Vlorës po krehin zonën duke përdorur dhe qenin e gjurmës për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: