DURRËS

Një tjetër krim i rëndë tronditi sot vendin, pas vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës. Burri vrau me levë hekuri bashkëshorten e tij, brenda biznesit të tyre në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj zbardh për “BalkanWeb” detaje shokuese nga krimi në familje.

Siç raporton gazetarja Haxhiaj për “BalkanWeb”, çifti Ruzhdi dhe Hajdije Tosuni kanë debatuar ashpër për rreth 20 minuta brenda dyqanit të metrazheve.

Pas debatit, gruaja ka tentuar të dalë nga dyqani, por është qëlluar me levë hekuri në kokë te dera e biznesit nga bashkëshorti, duke mbetur e vdekur në vend. Menjëherë pas krimit tronditës, policia ka rrethuar zonën dhe ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa vijon hetimet për të zbardhur shkaqet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb