PEQIN

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 38-vjeçarit Elton Semaku (Mermali), një ditë më parë në Peqin. 38-vjeçari u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, në lagjen Shezë, në afërsi të tregut të qytetit të Peqinit, ndërsa sipas ekspertizës, ai është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm, dy në shpinë dhe një në kokë.

“BalkanWeb” mëson se anëtari i bandës së Aldo Bares dyshohet se është rrëmbyer, pasi kishte dalë nga shtëpia pak pas orë 19:00 të së shtunës në Lushnje. Rrëmbimi dyshohet se është bërë nga të paktën tre persona, ende te pa identifikuar nga policia.

Ata dyshohet ta kenë ekzekutuar në një fshat të Lushnjës dhe më pas kufomën e kanë transportuar dhe hedhur në një zonë të pabanuar në periferi të Peqinit. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e ekzekutorëve të 38-vjeçarit Elton Semaku (Mermali).

Deri më tani janë shoqëruar disa persona të dyshuar si të implikuar në vrasjen e 38-vjeçarit Semaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb