KORÇË

Një 57-vjeçar, babai i dy fëmijëve është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se viktima Gramoz Nako, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer në vendlindje vetëm dy ditë më parë, pasi kishte kaluar pushimet verore në Turqi me gjithë familjen.

Nako është gjetur pa jetë në banesën e tij, ndërsa policia ka konstatuar vrasjen me armë zjarri. Pista ku po hetohet është ajo e grabitjes, por ende policia nuk ka detaje konkrete për krimin e rëndë që tronditi sot Korçën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: