Nga Senad NIKSHIQI
SHKODER-
Vrau bashkëshorten me armë gjahu, por 74-vjeçari Beqir Xhilaj për minuta të tëra nuk e pranoi krimin, duke mohuar të ishte ai autori. Burime pranë policisë bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Xhilaj ka qenë në gjendje tejet të rënduar psikologjike kur është marrë në pyetje dhe nuk ka qenë aspak i qartë në përgjigjet e tij.


Xhilaj është treguar kontradiktor për rrethanat e ngjarjes të ndodhur në Guci të Re duke këmbëngulur se bashkëshortja e tij, Lumturie Xhilaj ka vrarë veten. Kur oficerët e pyeten se si u vetëvra pasi mbi 47-vjecaren u qëlluan 4 plumba nga një çifte teke, 74-vjeçari i është përgjigjur i nervozuar policit “meqë ti e di atëherë shko gjeje se kush e ka vrarë. Unë nuk e kam qëlluar”, raporton “BalkanWeb”. Përgjigjet e tij kanë qenë pa logjikë dha ke ndryshuar disa herë rrethanat e ngjarjes, por policia konfirmoi se 74-vjeçari qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij duke rrezuar mundësinë e vetëvrasjes.

Beqir Xhilaj ka qenë 5 herë i martuar dhe ka tetë fëmijë, 3 me gruan e tretë dhe 5 me të katërtën. 74-vjeçari është akuzuar për vrasjen e gruas së katërt, për të cilën bëri vetëm 6 muaj burg, pasi ekspertiza dhe gjykata e cilësuan si vetëvrasje. Në lidhje me këtë ngjarje ndaj tij u bënë dy tentativa vrasje, ku herën e dytë u qëllua në njërin krah dhe e humbi atë. Beqir Xhilaj pasi qëlloi për vdekje bashkëshorten Lumturie Xhilaj do të gjykohet për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
(ed.me/BalkanWeb)