Të kuqtë dhe Bylisi, rekord për besimin ndaj të rinjve Partizani dhe Bylisi, që ndeshen së bashku të shtunën në llogari të javës së tetë të Kategorisë Superiore, kanë zbritur në fushë dy skuadrat më të reja të këtij kampionati. Bylisi njihet për strategjinë e vet të ndërtimit të ekipit me të rinj, por edhe Partizani në vitet e fundit ka nisur të ndjekë këtë mënyrë të të strukturuarit të ekipit.

Në ndeshje të ndryshme të këtij sezoni Bylisi dhe Partizani kanë zbritur në fushë ekipe me mesatare moshe prej vetëm 23.5 vjeç, çka tregon se të dyja kampet u besojnë të rinjve. Partizani dhe Bylisi janë ekipet më të rinj që kanë zbritur në fushë në ndeshjet e këtij sezoni të Superiores.

Sa u përket përballjeve direkte, të kuqtë janë shumë përpara dhe nuk mposhten prej plot pesë vitesh nga ballshiotët. Të shtunën këta të fundit do të tentojnë të thyejnë “mallkimin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb