VELIPOJË– Detaje tragjike dalin në dritë nga vdekja e 30-vjeçarit sot në Velipojë, i cili humbi jetën pasi tentoi të shpëtonte nga mbytja të fejuarën e tij.

30-vjeçari Ervid Palaj, kishte vetëm 7 muaj që ishte fejuar me partneren e tij, e cila punonte në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale. Ndonëse e sotmja duhet të ishte një ditë relaksi për çiftin e ri dhe motrën e viktimës, ajo u kthye në tragjedi.

“BalkanWeb” ka mësuar edhe një tjetër detaj tragjik, pasi javën që vjen në familjen Palaj do të kishte gëzim, pasi motra e Ervidit do të martohej. Po ashtu bëhet e ditur se 30-vjeçari kishte punuar si punonjës social në Dajç. Kujtojmë se i riu u nxor nga qytetarët shumë shpejt në breg të detit, por ai nuk mundi të mbijetonte.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: