Këshilltar ligjor i PD Marash Logu, i ftuar në “Opinion” në News24 ka komentuar vendimin e marrë dhe nga Apeli i Posaçëm në lidhje me masën e sigurisë së kreut të demokratëve Sali Berisha.

Ai u shpreh se gjykata doli përtej kërkesës së palëve, si atë të bërë nga ana e prokurorëve që kërkuan kthimin e Berishës në “Arrest shtëpie”, si kërkesën e palës mbrojtëse.

Masa “Detyrim paraqitje” sipas tij nuk justifikohet, pasi qëllimi i masës është vërtetimi se ish-kryeministri ndodhet brenda territorit shqiptar, gjë e cila sipas tij është lehtësisht e vërtetueshme nga aktiviteti publik i Berishës dhe daljet e tij të shpeshta televizive.

“Gjykata doli përtej kërkesave të palëve dhe vendosi masë të ndryshme të kërkuar nga prokurorët e posaçëm apo avokatët e zotit Berisha.
Masa e vendosur dje ka për qëllim garantimin se subjekti ndodhet në Shqipëri

Hetimet kanë përfunduar dhe çështja është dërguar për gjykim. Masat i shërbejnë prokurorit gjatë fazës së hetimit.

Kur vijon masa është në lidhje me rastet kur ka dyshime se mund të largohet nga vendi, kur në rastin e zotit Berisha, as prokurorët as gjykata nuk kanë pretenduar se ky është një rrezik real.
Konfirmimi se ai ndodhet brenda territorit të vendit, mjafton të ndezësh televiziorin dhe e vërteton disa herë në ditë që është këtu, për shkak të aktivitetit publik”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb