Rreth 100 fëmijë të komunitetit rom në Berat nuk shkojnë fare në shkollë, të njëjtin fat e kanë edhe fëmijët rom që duhet të shkojnë në kopësht e çerdhe. Prindërit nuk i çojnë në shkollë dhe i martojnë në moshë shumë të vogël.

Familjet e komunitetit Rom në Berat, prej vitesh nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla për t’i arsimuar,ndërkohë që asnjë nga fëmijët më të vegjël të këtij komuniteti nuk shkon as në kopsht apo në çerdhe.

Janë 40 familje rome, që jetojnë të bashkuar në një lagje në periferi të qytetit të Beratit, por jetesa e tyre është tejet e vështirë. Ata jetojnë në kasolle, në lagështi dhe në kushte mjaft të rënduara ekonomike dhe kjo gjë i ka penguar të arsimojnë fëmijët e tyre.

Mbi 100 fëmijë të këtij komuniteti, nga mosha 6-17 vjeç janë analfabetë, ata kanë bërë vetëm 1 apo 2 klasë shkollë dhe më pas e kanë lënë arsimin 9-vjeçar, për të mos folur më pas për fëmijët e vegjël, të cilët nuk kanë shkuar asnjëherë në kopësht apo në çerdhe. Banorët rom pohojnë se, fëmijët e tyre kanë bërë vetëm 1 apo 2 klasë shkollë fillore dhe më pas të gjithë e kanë lënë shkollën dhe, edhe pse në moshë për t’u arsimuar, janë detyruar të punojnë me prindërit në tregje, për të ndihmuar familjen me ushqim.

Ata pohojnë se janë vetë prindërit ata që nuk kanë dëshirë ti arsimojnë fëmijët e tyre, të cilët i martojnë në moshë shumë të vogël, 14..15 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb