ANGLI – Një gjykatë në Angli ka dënuar me 17 vite burg një burrë që akuzohet për torturimin e partneres së tij, të cilën e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me një qen rottweiler. Gazeta “Daily Mirror” ka publikuar rrëfimin rrënqethës të 35-vjeçares Samantha Miller, jeta e së cilës ishte shndërruar në një ferr që kur ishte njohur me Sean Johnstone.

“Më përdhunonte përpara një kamera pavarësisht se isha shtatzënë. Më godiste në bark dhe vajza ka lindur me probleme të rënda në tru. Më ka detyruar të kryeja marrëdhënie edhe me qenin e tij rottweiler dhe shpesh herë ma shuante cigaren në trup.”- rrëfen 35-vjeçarja.

Pak pas lindjes së vajzës, Samantha Miller arriti të arratisej nga shtëpia, ndërsa partneri i saj Sean Johnstone u arrestua nga policia. Tashmë gjykimi i tij ka mbaruar dhe Johnstone do të qëndrojë plot 17 vjet pas hekurave.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb