MAQEDONI- Radioja “Deutsche Welle”, duke komentuar krizën politike në Maqedoni dhe zërat se nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill, ka shkruar se si datë e mundshme do të jetë 5 qershori.

“Në rrethet politike po qarkullon informacioni për mundësinë e shtyrjes së datës për 5 qershor, me vlerësimin se deri në këtë datë do të pastrohet lista zgjedhore dhe do të sigurohen kushtet e tjera”, thotë DW.

Në momente kur po pritet vlerësimi final për mbajtjen e zgjedhjeve nga euro ambasadori Aivo Orav dhe ai amerikan Xhes Bejli, lehtësuesi belg Pitet Vanhojte veçmë ka shkruar se më 24 prill nuk ka zgjedhje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: