Stërvitje speciale për Mario Morinen, Elis Bakaj dhe Gjergji Muzaken. Kjo ka qenë zgjedhja e Devi Mukes, drejtorit sportiv te Tiranës që ndjek çdo dite nga afër përgatitjet e bardhebluve. Kur skuadra ka përfunduar seancën stërvitore në “Skender Halili”, Muka ka mbajtur në fushe tre lojtaret ofensive për të punuar me ta. Gjuajtje drejt portës, koordinim, triblime dhe shume ushtrime speciale për të perfeksionuar marrëdhënien e tyre me golin. Kjo ka qene receta e drejtorit sportiv që preferon të mbaj veshur edhe tutat sportive. Gjithashtu zyra për shtyp e klubit të Tiranës njofton: se për ndeshjen e radhës atë kundër Elbasanit, trajneri Magani duhet të bëjë pa shërbimet e Debatik Currit, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Lajmi i mirë është rikthimi i Dorian Kërçikut dhe Jetmir Sefës. Argjend Malaj vazhdon stërvitjen e diferencuar ndërsa pritet rikthimi i kapitenit Bulku nga Austria.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb