DEVOLL- Një 43-vjeçare nga Devolli ka mbetur e plagosur rëndë mbrëmjen e sotme, pasi ka tentuar të fikë bombolën e gazit, që ishte përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, teksa gruaja me inicialet E.M, por tentonte të fikte bombolën e gazit. Por tentativa e saj i ka shkaktuar mjaft pasoja, pasi 43-vjeçarja ka pësuar djegie të mëdha në trup.

43-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për hetimin e plotë të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb