TIRANE- Ish-ministri demokrat, Besnik Mustafaj i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në ‘News 24’ komentoi lajmin e djeshëm për 4 komando që dezertuan detyrën e tyre pas një trajnimi që ishin në Britaninë e Madhe.

Ata shkelin datën e kthimit, ndërsa vendosën që të qëndronin në Angli. Mustafaj theksoi se raste të tilla të dezertimit të detyrës ndodh kudo nëpër botë, madje edhe në ushtrinë amerikane. Mes të tjerash ai u ndal edhe tek pagat e ulëta që ka ushtria shqiptare, pavarësisht faktit se ajo është pjesë e NATO-s, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Që mund të dezertojnë 4 ushtarakë, nuk është hata. Mund të ndodh edhe në të gjitha ushtritë. Kërkesa e shumë ushtarakëve për t’u larguar nga ushtria është shumë e rëndë. Ne jemi një ushtri e NATO-s, kemi një ushtri të vogël. Ne kemi një detyrim që 2 % e DDB duhet të shkojnë tek kuadri i financës së ushtrisë. Kjo kërkesë nga shumë pak vende, respektohet 2%. Por ajo është bërë ultimative nga Trump. Pagesa bëhet një shkak i madh që ushtarakët të mos e gjejnë veten brenda saj. Kjo nxjerr një problem që ka ushtria jonë në raport me vetveten. Ky rast po shërben për të nxjerr një problem të madh brenda ushtrisë dhe kjo ka nevojë për analizë. Këto 8500 duhet të jenë në të njëjtën efiçensë me të tjerët. Nuk është punë e lehtë për ushtarin. Ata duhet të shpërblehen.”, tha Mustafaj.

Po ashtu Mustafaj u ndal edhe tek zhvillimet aktuale, siç ishte rasti i çështjes ‘Tahiri’ apo dhe abuzimi me tokat në Spille, pas të cilës dyshohet se fshihet ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi.
“Rama edhe Rroshin e ka marrë në sqetull dhe e ka mbrojtur. Tahiri dhe Rroshi janë investime politike të Ramës. Ne zbulojmë se veprimtari kriminale e Rroshit nuk qenka vetëm ajo e viteve 90. Duhet parë nëse Rroshi e ka ves atë gjë. Ky ka zakon që i merr vet vendimet dhe nuk ka asnjë aftësi autoreflektive (Rama). E njëjta gjë është edhe me Tahirin.”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb