KINE

Produktet e “Dolce & Gabbana” janë tërhequr nga faqet kineze të shitjeve “online”, pas një vale polemikash që shpërtheu si pasojë e një reklame.

Pak ditë më parë kompania postoi një video, ku shfaqej një modele kineze që stërmundohej të hante pica dhe makarona me shkopinj.
Reklama u akuzua se tallej me kulturën kineze. Polemikat rrezikojnë të nxjerrin “Dolce & Gabbana” nga një prej tregjeve më të mëdha luksoze të botës.

https://www.youtube.com/watch?v=KvSVYphuDYo

“Komente të papërshtatshme që fyejnë Kinën nga i ashtuquajturi stilist i famshëm i një marke të famshme, na kanë shqetësuar pa masë”, tha një protestues.

Ndërkohë kompania kërkoi ndjesë, por tha se llogaritë e Gabbanës në Instagram ishin piratuar. “Ne nuk kemi asgjë tjetër veçse respekt për Kinën dhe popullin kinez”, shkruhej në një mesazh të kompanisë.

Kjo e fundit anuloi një sfilatë të planifikuar në Shangai më herët këtë javë. Por polemikat vazhdojnë, pasi tregtarët në Kinë janë tërhequr nga marka. Të premten, produktet e “Dolce & Gabbana” nuk ishin më të disponueshme në faqet kryesore të shitjeve “online” në Kinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb