TIRANË

Emisioni “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit në News24 ka diskutuar sot sërish çështjen e tenderave për Unazën e Madhe të fituara nga “DH Albania”, nisur nga zhvillimet e fundit që ishin dorëheqja e kreut të OST-së dhe shkarkimi i kreut të ARRSH.

Në nisje të emisionit Rakimi deklaroi se çdo shtantazh për emisionin s’do të ketë asnjë vlerë dhe se do të jemi në anën e publikut.

Ndërkaq i pyetur për një koment mbi skandalin e tenderave, gazetari i BIRN Gjergj Erebara tha se që në nisje tenderat kanë qenë dukshëm të manipuluar.

“Tenderët e rrugës ngrenë flamur të kuq në bazë të një parimi të thjeshtë që të gjithë tenderët kanë një kompani pjesëmarrëse dhe kjo kompani është fituese me një diferencë të vogël nga fondi limit.
Në të gjithë botën normale dhe në Shqipëri ka një rregull. KLSH ka bërë një manual se kur manipulohen tenderat. Indicia e parë është afërsia me fondin limit. Që kur nisi tenderi ishte i qartë që ishte i manipuluar. Që tenderi ishte i manipuluar është i qartë. Në bazë të këtij parimi të thjeshtë të BB të FMN mjafton për të hapur hetime.
Meqenëse jemi në këtë pikë duhet hapur hetim dhe për tre lotët e tjera të Unazës lindore. Dhe për rrugën e Sarandës. Është e dukshme që janë të manipuluara”, tha Erebara.

Ai tha se projekti i Unazës është bërë dhuratë. “Dhuratë mund t’i bëhet shtëpisë së fëmijës. Autoriteti Rrugor shqiptar nuk është një kompani që merr fonde. Ai ndërtuesi mund të ketë interesin të ketë një volum të madh punimesh, përndryshe të del kostoja 18 milionë euro për km. Nuk ka dalë akoma rezultati, por e kanë konfirmuar disa media. Kjo është çudi shumë e madhe se në të gjitha rrugët e vitit të kaluar, edhe nëse nuk di gji kompanitë janë marrë vesh me njëra tjetrën. Si njerëz me eksperiencë në tenderim duhet të kenë sy me pa”, u shpreh Erebara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb