Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj dha dorëheqje nga detyra e tij, ndërkohë që lajmi ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa flitet për një përplasje me kryeministrin Kurti. Mehaj, i cili drejtoi këtë pozicion me rëndësi për Kosovën, në një kohë kur siguria e saj është cënuar disa herë pas përplasjeve në Veri, ka disa atribute.
Për dy vite që mbajti këtë post, Mehaj njihet si ministri që solli inovacionin dhe teknologjinë në Ushtrinë e Kosovës. Mehaj ka udhëhequr një periudhë transformuese ku kapacitetet luftarake, përgatitja profesionale dhe pjesëmarrja në misione ndërkombëtare janë rritur në nivele të jashtëzakonshme.

Në një kohë kur stabiliteti dhe siguria janë sfidat themelore për çdo vend, Mehaj ka qenë një udhëheqës i përkushtuar në forcimin e mbrojtjes së Kosovës.

Një arritje e veçantë e Ministrit Mehaj është pjesëmarrja e forcave të armatosura të Kosovës në operacione ndërkombëtare për mbështetjen e paqes. Përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe përmirësimeve në strukturën e forcave të armatosura, ministri Mehaj ka bërë të mundur që këto forca të arrijnë një nivel të lartë efikasiteti dhe profesionalizmit.

Me një fokus të veçantë në modernizimin e strukturave të forcave të armatosura, Ministri Mehaj ka siguruar furnizimin me pajisje dhe teknologji të avancuara, përfshirë mjete të blinduara të kalueshmërisë së lartë dhe dronët modernë “Bajraktar”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb