LIBAN– Ndonëse dha dorëheqje nga posti, siç duket kryeministri i Libanit Saad Hariri është ‘tërhiqur’ nga vendimi. Kjo pasi ai e pezulloi dorëheqjen e tij, që solli edhe një krizë serioze politike kur ai e shpalli atë dy javë më parë ndërsa ishte në Arabinë Saudite.

Hariri deklaroi se vendosi ta shtyjë dorëheqjen, me kërkesë të presidentit Michel Aoun në pritje të konsultimeve të mëtejshme. Dy liderët zhvilluan bisedime një ditë pasi kryeministri u kthye në Liban, madje u shfaqën edhe bashkë në paradën për ditën e Pavarësisë së vendit.

Hariri mohoi kategorikisht që të ishte detyruar nga Arabi Saudite për të dhënë dorëheqjen, duke shtuar se kishte qenë një vendim i tij. Kryeministri tha se Libani duhet të respektojë politikën e tij neutrale përsa i takon luftërave, probleme rajonale dhe gjithçkaje tjetër që dëmtonin stabilitetin e tij të brendshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: