MAQEDONI E VERIUT

Deputeti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Gjoko Kamçevi është ftuar nga KZHZ të zëvendësojë ish-kryeministrin në azil Nikolla Gruevski. Dorëheqja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Gruevski do të shqyrtohet nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas Alsat, Gruevski duke qenë se është në arrati nuk mund të shpjegojë dorëheqjen para deputetëve.  Gjoko Kamçevin nga Vallandova, sipas listës është i ardhëshmi i VMRO-DPMNE-së nga zgjedhjet parlamentare të 2016. Ai do të emërohet në vend të azilantit Gruevski. Kamçev  më herët ishte deputet gjatë periudhës 2014-2016.


Gruevski ka disa masa paraburgimi duke marrë parasysh edhe vendimin me burg prej dy vitesh.


 


Etiketa: