TIRANE – Kryetari i Bordit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë ka dërguar një letër ngushëllimi familjes pas ndarjes nga jeta të ish-themeluesit të Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga.

Nëpërmjet kësaj letre, kryetari Armen Kadriu shprehet se Hajdaraga do të kujtohet si një i pedagog i dashur për të gjthe studentët e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë dhe për të gjithë kolegët si një mik i pa zavendësueshëm.

Letra

“E nderuara familja Hajdaraga,

Me keqardhje të thellë e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Profesorit tonë të dashur Dr.Luan Hajdaragës, e që na detyroj t’iu drejtohemi me një letër ngushëllimi. Asnjë fjalë dhe postulat nuk do të reduktonte dhimbjen familjarëve, miqëve dhe studentëve, por jemi të bindur që edhe ata që sado pak e njihnin profesor Luanin, e dinin se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha si në aspektin akademik ashtu edhe në aspektin njerëzor.

Profesor Luani, do kujtohet gjithmon si një i pedagog i dashur për të gjthe studentët e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë dhe për të gjithë kolegët si një mik i pa zavendësueshëm.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk është i vetmi institucion që ka humbur një person kaq të madh, i cili për dekada të tëra ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si një intelektual shembullor për të gjithë popullin shqiptar.

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, duke shprehur gatishmërinë e tij të plotë për të lehtësuar sadopak këtë dhimbje. Ju vëmë në dijëni se trishtimi i këtij rasti ka kapluar jo vetëm studentët dhe stafin akademik e administrativ të UNS në Strugë dhe Gostivar, por edhe qytetarët e Strugës dhe të Gostivarit që për një dekadë të tërë e njihnin profesor Luanin.

Përqafime dhe ngushëllime të përzemërta, por mbi të gjitha, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe u prehtë në paqe”.

Hajdaraga, ka qene ne detyren e Ministrit te Mbrojtjes ne vitet 1998-2000 gjate qeverisjes socialiste. Ai njihet si themelues i PS në ’91 dhe ka qene profesor i sociologjise.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: