TIRANE- Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtorinë e Doganave. Përfaqësuesja e DHAT, Alketa Uruçi, tha për mediat se biznesi përballet me disa problematika. Sipas saj, reduktimi i orareve ka kosto për biznesin, ndërsa problem mbeten edhe çmimet e referencës në dogana.

Drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu, tha se aktualisht 89% e zhdoganimeve bëhen me çmimin e transaksionit.

“Këtë vit do të krijojmë databaze elektronik. Muajin që vjen, do të bëhet funksional portali ‘internet dogana’”, u shpreh Fagu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb