Edhe një vit te Verderi dhe më pas këpucët në gozhdë. Klaudio Pizarro ka vendosur kështu ta mbyllë karrierën sezonin e ardhshëm, kur ai do të ketë mbushur 41-vjeç. Qendërsulmuesi peruan, që me kombëtaren e Perusë ka shënuar 20 gola në 85 ndeshje, e ka zyrtarizuar vetë lajmin e tërheqjes nga futbolli i luajtur.


Pizarro
Pizarro

Në karrierën e tij të gjatë në Bundesligë, Klaudio Pizarro ka veshur fanellat e Bajern Mynihut, Këlnit dhe Verderit, duke shënuar 197 gola në 472 ndeshje të luajtura në Bundesligë. Pizarro mbërriti në Gjermani në vitin 1999 kur u transferua te Verderi nga klubi peruan i Limës, ndërsa do ta mbyllë karrirën te klubi ku edhe shkëlqeu më shumë.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb