KORÇË- Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi grabiti një person  tjetër duke e kanosur me armë. Sipas policisë,  autori i arrestuar arriti t’i grabisë një sasi parash një 26-vjeçari.

Në pranga ka përfunduar  Klaus (Andi) Mullalli 29 vjeç, banues në Korçë, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për ‘Vjedhje me armë’ dhe ‘Kanosje’.

Ndërkohë policia vijon punë për zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes, ndërsa identiteti i të grabiturit  nuk është bërë publik.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: