Kryeministri Edi Rama teksa u ndal te e drejta e informimit, theksoi se asnjë gazetar nuk ka faj kur publikon të dhëna që mund të cilësohen si ‘sekret hetimor’.

Duke u ndalur te rasti i gazetari Elton Qyno, apo dhe disa raste të tjera në kohën e pandemisë së COVID-it, Rama theksoi se nëse një ‘sekret’ i tillë iu bie në dorë gazetarëve, duhen hetuar ata që ua dhanë këto informacione, duke shigjetuar kështu prokurorët nga ku edhe rrjedhin të dhënat.

Dua të përgëzoj avokaten e popullit, për një rast të një gazetari, i cili u hetua dhe u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor. Po ashtu dhe në kohën e COVID-it, prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve. Për mua gazetarët nuk nxjerrin sekretet hetimore, se nuk i dispononë, por i disponojnë prokurorët. Kur gazetarit i bie në dorë sekreti., nuk është më detyrim i tij të ruaj sekretin. Nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij.

Që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhë; Lajmsi nuk ka faj’, por kush e prodhoi apo ia dha atij lajmin që ta çoj diku tjetër, është burimi me të cilin duhet të merresh. E them këtë për të nënvizuar se informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston në letër, me firmë dhe vulë në atë hapësirë, është pronë publike, që shteti nuk ka të drejtë t’ia mohojë qytetarëve.

Meqë iu referova Avokates së Popullit, po ndalem te Gjykata Kushtetuese, e cila nuk iu lë kohë spekulimeve, por i publikon vendimet e veta. Madje dhe vetë kryetarja e Gjykatës sqaron vendimet e veta. Këto lënë vend për replika.”, tha Rama.

Deklaratat kryeministri i bëri gjatë punimeve të Konferencës Kombëtare për të drejtën e informimit e organizuar nën kujdesin e Komisionerit Besnik Dervishi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: