ELBASAN

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar një video ku shfaqet një qytetar që thotë se ka votuar dy herë.


Boçi e merr si shembull këtë rast për të treguar se sa të rregullta janë zgjedhjet, aq sa sipas tij edhe Soreca do habitet.


“Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!😇
Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë.🤣🤣🤣
Personi ka votuar në Cërrik.
Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar.
Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?!!!
Partiakët, militantët, të fortët?!
Po mbushja e kutive në fund?!
Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR😜”, shkruan Boçi.


  • foto galeri
  • foto galeri

Biseda me qytetarin
Vajte votove sot? Për kë?
Po, për Andin
Sa herë votove?
Dy herë (tregon gishtat e mëdhenj në të dy duart)