TIRANE– Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, një nga zyrtarët e lartë në PD ka sqaruar për “BalkanWeb” pozicionin e tij në lidhje me grupimin brenda partisë që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Sipas tij kërkesat për dorëheqjen e parevokueshme të Bashës nuk janë demokratike.

“PD duhet hapur dhe bashkuar dhe një garë e ndershme mund të ndihmoje për të mos lejuar përçarjen e PD. Nuk jam dakord me atë deklaratën e anëtareve të këshillit kombëtar që kërkojnë dorëheqje të parevokueshme se nuk me tingëllon demokratike”, – tha Malltezi për “BalkanWeb”.

Mandej ai tha se PD mori një rezultat zhgënjyes dhe të pamerituar, ndërsa sipas tij fushata pati gabime të mëdha.

“PD mori një rezultat krejt të pamerituar dhe zhgënjyes, ndërsa fushata pati gabime të rënda. U zhdukën simbolet e PD dhe u fut përçarja me republikë e re dhe e vjetër deri tek 22-vjeçarët”- tha Malltezi.

Më tej kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit pranë Partisë Demokratike tha për “BalkanWeb” se PS përdori para nga droga për të blerë zgjedhjet.

“PS përdori miliona euro para droge për të blerë zgjedhjet si dhe futi kërcënimet masive për shkarkime nga puna dhe deri me shkelje kushtetute për shikim vote brenda kutisë së votimit”- tha Malltezi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb