GRAMSH- Një 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur vjehrrën e tij.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Kodovjat të Gramshit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Gëzment Taçe dyshohet se ka kanosur vjehrrën e tij me inicialet M.H., 79 vjeçe. Po ashtu, dyshohet të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen J.T., 19 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gazment Taçe, 45 vjeç banues në fshatin Lenie. Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Kodovjat, në gjendje të dehur dyshohet të ketë kanosur vjehrrën shtetasen M.H., 79 vjeçe banuese në fshatin Kodovjat. Gjithashtu dyshohet të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen J.T., 19 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 130/a/2/3 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb