TIRANE

I ashpër ndaj kreut të shtetit, kryeministri Edi Rama u shpreh se situata ku ndodhet vendi, pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, është rast unikal në Shqipëri, për të cilin tha se ka një arsye që i shpjeton të gjitha me dy fjalë: Ilir Meta. Ndërsa sqaroi këmbënguljen e tij për vijimin e fushatës, rama e nisi me një pyetje personale: Çfarë interesi vetjak, personal politik kam unë të jem kaq i patundur nga bindja se është koha për fushatë e zgjedhje?

“Këto pyejte na cojnë edhe te përgjigjja: Iliri është mësuar keq, ta tundojë zotin e tij, ta përqeshë fatin e tij duke u bërë protagonist të një skene ku asnjëherë si mjafton vendi që ka. Jo president, por Mbret të shqiptarëve po ta shpallnin prap se prap Ilir Meta nuk do ndjehej mirë, nuk do qëndronte drejt. Sot jemi këtu dëshmitarë të një tjetër zarari të madh e të kotë të Presidentit të Republikës. Për cilën arsye. Presidenti duhet të maskojë me zjarrvënësin historik Sali Berishën, për cilën arsye Presidenti do merrte përsipër shkeljen më skandaloze duke fshirë firmën e tij, me vët firmën e tij. Duhet të bëhej një trillues qesharak për të shënuar një budallallëk, rast unikal në Shqipëri.


Ka një arsye që i shpjeton të gjitha me dy fjalë: Ilir Meta!


Sidoqoftë kjo punë e kërkon t’u shpjegohemi shqiptarëve se si erdhi puna deri në këtë pikë vlimi në kazanin e jetës sonë politike. Pse u përdor, pak rëndësi ka duke kapërcyes mbi kushtetutën e duke fluturuar përtej imagjinatës si plumb qorr për të vrarë zgjedhjet. Pse nuk e shfrytëzuam ne për të ndaluar fushatë.


Po e nis nga vetja, meqë bëhet një tribunë për të mi fatuar mua zgjedhjet pa kundërshtar. Dhe po e nis me një pyetje, për të gjithë ata që duan të logjikojnë, për të këtë situatë. Cfarë interesi vetjak, personal politik kam unë të jem kaq i patundur nga bindja se është koha për fushatë e zgjedhje? Këto zgjedhje janë vendore, PS në rang vendor qeveris 75% të territorit të vendit, shumica parlamentare është solide dhe mbështetja për mua për qeverinë është e palëkundshme.

Një dhimbje jo e vogël koke si ecja në këto kushte jo normale, ku s’kam asnjë lloj interesi të ngushtë, kthehen në pengesë për qetësimin e kësaj situate e asnjë pengesë në qeverisje sikur zgjedhjet të shtyhen edhe në pafundësi.” – u shpreh Rama.

(BalkanWeb)