Gazeta spanjolle sportive “MARCA” në fund të këtij viti, ka bërë një listë me 10 transferimet më të mira të 2017-s, por gjithashtu ka përmendur emrin e 10 lojtarëve që pritet të transferohen në merkaton e janarit të vitit të ri 2018.
10 transferimet më të mira të verës
1-Neymar – U transferua nga Barcelona tek PSG për 222 mln euro, shitja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave
2-Mbappe- Edhe pse 19 vjeç u bë blerja e dytë më e shtrenjtë në histori, me 180 mln euro të derdhura në arkën e Monakos, po prapë nga PSG.
3-Dembele- Për zëvendësimin e Neymar, Barcelona nuk kurseu të shpenzojë 145 mln euro tek Borussia Dortmund.
4-Lukaku- Iu bashkua shokut të tij Pogba tek Manchester United nga Everton.
5-Diego Costa- Pas zënkës me trajnerin Conte, braziliani u rikthye tek Atletico Madrid ku ende nuk ka bërë debutimin
6-James Rodriguez- Rilindi tek Bayern Munchen, pas mos aktivizimit nga Zidane tek Real Madrid
7-Virgil van Dijk- Liverpuli sapo bëri shpenzimin më të madh në histori plot 80 mln euro
8- Bonucci- Theu zemrën e shumë tifozëve bardhë-e-zi me transferimin e tij të bujshëm tek Milan
9-Ederson Moraes- Është pjesë e skuadrës më të mirë që Manchester City ka pasur ndonjëherë.
10-Monchi-Edhe pse jo lojtar, transferimi i drejtorit sportive të Sevillas tek Roma u pa si një nga lëvizjet më të mëdha.
Lista e mëposhtme tregon 10 transferimet e mundshme për vitin që vjen:
1. Griezmann – Real Madrid, Barcelona, Manchester United
2. Alexis Sanchez – Manchester City
3. Coutinho – Barcelona
4. Dybala – Manchester United
5. Aubameyang – Larg Dortmundit
6. Ozil – Barcelona
7. Kane – Real Madrid
8. Guedes – Valencia
9. Kepa – Real Madrid
10. Icardi – Real Madridi
(e.f/BalkanWeb)