Janë destinacione, siç thuhet shpesh, për t’u parë të paktën një herë në jetë. Gjenden në katër anët e globit dhe kanë një pamje të veçantë. Për ata që i vizitojnë mund të mbeten në kujtimet e tyre të përjetshme. Kanë vendosje unike, ngjyra shumë të rralla dhe skenarë të egër dhe sugjestiv.

DALLOL – ETIOPI – Është një krater vullkanik i ndodhur në veri-lindje të Etiopisë. Është formuar pas shpërthimit të një vullkani, në të cilën ndodhet një depozitë e madhe kripe. Ajo vazhdon të ketë transformime, me formacione të ndryshme gjeologjike, burime të ngrohta acide, male squfuri, si dhe korniza të tëra kripe.

C 2 Fotogallery 3098359 0 Image
C 2 Fotogallery 3098359 0 Image

FLY GEYSER – NEVADA – SHBA –Është ndoshta i vetmi vend në botë i lindur nga ndërhyrja e njerëzve. Pas ndërtimit të një pusi nëntokësor, presioni dhe nxehtësia tokës, kanë shtyrë drejt sipërfaqes ujin që rridhte nën tokë. Për shkak të kësaj anomalie që goditi pusin uji arriti të gjejë një rrugë dalje të papritur, shumë i ngjashëm me burimet termale natyrore.

C 2 Fotogallery 3098359 1 Image
C 2 Fotogallery 3098359 1 Image

THOR’S WELL – OREGON – SHBA – Ky depresion natyror spektakolar gjendet në brendësi të rezervës natyrore pyjore Siuslaw National Forest. Ky pus i veçantë është i lidhur me një sistem shpellash nëndetare që arrin deri në fund të kontinentit. Kur dallgët e oqeanit janë të larta, pusi del në ujërat detare deri në lartësinë 6 metra, kur ka baticë dhe bëhet e padukshme, duke u bërë akoma më e rrezikshme.

C 2 Fotogallery 3098359 2 Image
C 2 Fotogallery 3098359 2 Image

GOBLIN VALLEY STATE PARK – UTAH – SHBA – Në këtë park rrugor në Utah, mund të admirohen mijëra ‘hoodoos’, të cilësuara lokalisht si golbin. Bëhet fjalë për formacione shkëmbore në formë kërpudhash, disa prej të cilave mund të arrihen duke u ngjitur në lartësi.

C 2 Fotogallery 3098359 3 Image
C 2 Fotogallery 3098359 3 Image

LENCOIS MARANHENSES NATIONAL PARK – BRASILE –Në këtë vend të mbrojtur natyra ka krijuar një skenar të ngjashëm me atë të shkretëtirës, por rëra ka ngjyrë të bardhë. Mes dunave, që ndryshojnë pozicion sipas erës, krijohen liqene të vogla dhe pasqyra uji të përmasave të ndryshme, me efekt magjepsës dhe pothuajse magjik.

C 2 Fotogallery 3098359 4 Image
C 2 Fotogallery 3098359 4 Image

HUACACHINA – PERÙ – Eshtë një fshat i vogël i vendosur në rajonin e provincës Ica, ndërtuar përreth një liqeni të vogël natyral në mes të shkretëtirës. Ky vend është shumë i frekuentuar nga të pasionuarit e sporteve në rërë.

C 2 Fotogallery 3098359 5 Image
C 2 Fotogallery 3098359 5 Image

RED BEACH – PANJIN – KINE – Gjendet në Dawa dhe është i famshëm për pejsazhin e saj të ngjyrosur me të kuqe, nga një algë e kuqe që rritet dhe zhvillohet në tokë alkalino-salino. Alga mbulon një zonë të madhe të kënetës dhe mund të admirohet vetëm në vende të veçanta, për të garantuar ruajtjen e saj. Peizazhi ndryshon sipas sezonit: Në pranverë dhe verë është e gjelbër, por në vjeshtë dhe dimër është ngjyrosur me ngjyrë rubini.

C 2 Fotogallery 3098359 6 Image
C 2 Fotogallery 3098359 6 Image

NYAUNG OHAK – INDEIN – MYANMAR – Sot është një fshat gjysmë i shkatërruar, por ka pasur një të shkuar të mrekullueshme. Ai ndodhet në pjesën perëndimore të Liqenit Inle, në zemër të xhunglës së Myanmar dhe ka një koleksion të mrekullueshëm të pagodave antike indiane.
Disa janë restauruar, por pjesa më e madhe e tyre janë në kushte shumë të këqija. Në fshat mund të shkosh vetëm me barkë dhe mund të vizitohet vetëm në kohën e shirave, kur toka Inn Thein është e lundrueshme.

C 2 Fotogallery 3098359 7 Image
C 2 Fotogallery 3098359 7 Image

GIANT’S CAUSEWAY – IRLANDA – Il “Selciato del gigante”, ose “Sheshi i gjigandëve”, është një pjesë natyrore shkëmbore që gjendet në brigjet veri perëndimore të Irlandës, rreth 3 km nga qyteza e Bushmills. Përbëhet nga rreth 40.000 kolona me origjinë vullkanike dhe ka inspiruar legjenda të shumta të gjigandëve dhe luftërave titanike.

C 2 Fotogallery 3098359 8 Image
C 2 Fotogallery 3098359 8 Image

RAKOTZBRÜCKE – GERMANIA –  Kjo urë shumë e veçantë prej guri është ndërtuar për të formuar, së bashku me reflektimin e saj në ujë, një rreth perfekt. Struktura nuk është fare e sigurt, aq sa është konsideruar një nga më të rrezikshmet e Europës, në të vërtetë një ’Ure e djallit’. Sipas legjendave thuhet se ishte vetë Satana që e ka ndërtuar këtë urë.

(da.xha/BalkanWeb)

C 2 Fotogallery 3098359 9 Image
C 2 Fotogallery 3098359 9 Image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb