Disa banorë në Dibër kanë shfaqur simptoma helmimi dhe janë shtruar në spital ditën e sotme.
Sipas burimeve zyrtare, Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.
Pas shtrimit të tyre në spital janë zhvilluar analiza për parametrat fiziko-kimik të ujit në zonë.
Me kryerjen e analizave të uji Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nisur nga kjo situatë duhet të merren masa për klorinimin të gjithë depove të fshatrave të zonës, si edhe për të njoftuar banorët që momentalisht të mos konsumohet apo përdoret uji.
Sakaq, mbetet ende në proces analizimi i mostrave të ujit për ngarkesën e tyre me mikrobin E. Coli.