A është e mundur të ndërtohen qytete që janë rezistente ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve? Firma e arkitekturës Foster + Partners shpreson ta bëjë këtë me masterplanin e saj të parë për klimën për qytetin e Antakyas, në Turqinë juglindore.

Më shumë se 50,000 persona vdiqën dhe miliona të tjerë u zhvendosën kur dy tërmete me magnitudë 7.8 dhe 7.5 goditën rajonin jugor të vendit dhe Sirinë veriore më 6 shkurt të vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara e vlerësojnë koston e rindërtimit për rajonin në më shumë se 100 miliardë dollarë.

  • foto galeri

Qyteti i Antakias (i njohur historikisht si Antiokia), kryeqyteti i provincës Hatay, ishte një nga më të goditurit në Turqi, me pothuajse 80% të ndërtesave, thuhet se janë dëmtuar aq shumë sa riparimi i tyre nuk është një opsion.

Ishte një shkatërrim “përtej imagjinatës”, sipas Nicola Scaranaro nga Foster + Partners. Firma arkitekturore publikoi muajin e kaluar master planin e saj jo vetëm për të rindërtuar dhe rigjallëruar qytetin, por për ta rindërtuar në mënyrë tëatillë që në të ardhmen t’u rezistojë tërmeteve, përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera natyrore./CNN

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb