Dëshmitarët kanë deklaruar se kanë parë dhjetëra raketa të fluturojnë mbi Jordaninë qendrore, për në Izrael.
Shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në luginën e Jordanit, e cila ndodhet në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor.
Ky njoftim vjen pasi Irani ka sulmuar Izraelin me mbi 100 raketa, shkruajnë mediat e huaja.
Sirenat paralajmëruese janë dëgjuar në Tel Aviv dhe Jerusalem.
IDF u ka kërkuar qytetarëve izraelitë të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e ushtrisë.
(Balkanweb)