KUETO/SANTIAGO– Të paktën 40 persona kanë vdekur, në ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet, pas motit të keq që ka përfshirë rajonet bregdetare të Paqësorit të Amerikës Latine, njoftuan sot burime të ndryshme.

”Të paktën 25 persona kanë vdekur nga rrëshkitjet e tokës në Ekuador”, thanë burime zyrtare vendase.

”Rrufetë mbi një shkollë policie në Kueto shkaktuan 52 të plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë”, shtuan ato.

Në rajonin Atakama, në veri të Kilit, stuhitë, fenomene jo të zakonshme për këtë zonë, shkaktuan 15 të vdekur dhe shkatërruan shumë shtëpi dhe rrugë.

“Numri i të vdekurve ka shumë gjasa të rritet”, tha Ricardo Toro, drejtor i Zyrës Kombëtare të Emergjencave.

”Njëzetë persona rezultojnë të humbur dhe 5 000 të tjerë të shpërngulur”, shtoi ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb