Së paku 23 njerëz kanë vdekur nga zjarrvënia e dyshuar në një studio të animacionit në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës. Media lokale citoi policinë të ketë thënë se një person ka hyrë në studio të enjten në mëngjes, duke hedhur një lëng të paidentifikuar përreth.


Disa njerëz ende mbeten të zhdukur. Policia gjithashtu gjeti thika në vendngjarje, thanë mediat lokale. I dyshuari, i cili nuk u identifikua, u ndalua dhe u dërgua në spital me plagë.


Detaje për të dyshuarin apo motivet e mundshme të sulmit nuk u dhanë. Së paku 70 njerëz kanë qenë në ndërtesën trekatëshe të studios Kyoto Animation kur ka nisur zjarri.


Sipas disa njoftimeve, sulmuesi i dyshuar nuk është ish-punonjës dhe nuk ka lidhje të dukshme me studion.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb