Kampionët në fuqi të Superligës nuk e mbyllën mirë fazën e parë në kampionatin shqiptar, por egoja e juglindorëve nuk është zbehur aspak.

Trajneri i “Ujqërve të Dëborës” muajin dhjetor e quajti si muaj të mallkuar, por theksoi se skuadra e tij do të rikthehet shpejt dhe pretendon për titullin kampion deri në fund të garës.

“Ne llogarisim veten, nuk është se presim të na llogarisin të tjerët për titullin. Jemi në një pozicion, ku mund të bënim më mirë. Javët e fundit rrëshqitëm pak, po kurrsesi nuk do të heqim dorë për të shkruar aty ku na takon”, tha ai në “Pressing”.

Skuadra e Skënderbeut ndodhet shtatë pikë larg  skuadrës kryesuese, ndërsa rivaliteti mes ekipeve është fuqizuar dhe fundi mund të sjellë edhe surpriza, që shumë kush i ka ëndërruar.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: