TIRANË

Pas protestave masive të studentëve në disa qytete  të Shqipërisë, të cilët kundërshtojnë  Vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili detyron studentët të paguajnë për lëndët e mbartura ka reaguar edhe politika.

Për këtë ka reaguar edhe  PDIU-ja, e cila tha se ishin studentët që rrëzuan sistemin komunist, ndërsa bëri apel që institucionet përkatëse të ulen dhe të dëgjojnë zërin e tyre.

“Studentët ishin ata që rrëzuan regjimin komunist, kërkesat e tyre duhen plotësuar. Sot Tirana dhe disa qytete të Shqipërisë u ndezën nga prania e dhjetra mijëra studentëve që kërkonin të drejtat e tyre. Studentët ishin ata që rrëzuan regjimin komunist, e si brezi me idealist i shoqërisë shqiptare kanë një status të paprekshëm, e janë mbi të gjitha palët. Kërkesat e tyre duhen dëgjuar e duhet plotësuar çdo kusht që rinia të shkollohet mire, e të ketë një të ardhme në këtë vend.

PDIU mbështet protestën e studentëve e deklaron se do të mbështesë çdo protestë të tyre sot e në vazhdim, duke refuzuar çdo akt arrogance e keqtrajtimi këtij brezi të mrekullueshëm të rinjsh.Gjithshka për të rinjtë. Dhjetori u kthye. Ky vend ka ende shpresë”, thuhet në njoftimin e PDIU-së.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: