TIRANE

Dhoma Amerikane e Tregtisë, feston për herë të parë në Shqipëri, ditën e Falenderimeve. Përpos punës për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, në fokus të dhomës amerikane të tregtisë është edhe lobimi per traditat, standartet dhe vlerat amerikane. Drejtoresha Ekzekutive e Dhomes Amerikane, Enida Bezhani e cilësoi ditën e falenderimeve një ditë të vecantë dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë anëtaret dhe bashkëpunetoret e kësaj familje të madhe. Bezhani theksoi kontributin e dhënë në gjithë këto vite nga Birra Korca, si pjesë e grupit Hysenbelliu duke e vlerësuar si sponsor platinium i këtij aktiviteti.

Administratori i Birrës Korca, Gentian Ramollari falenderoi Dhomën Amerikane të Tregtisë për bashkëpunimin në fushen e zhvillimit ekonomik.  Duke uruar për një miqësi të vazhdueshme, Ramollari nënvizoi se Birra Korca do të mbetet një partner dhe mik i kësaj familje të madhe, ashtu sic është ndër vite edhe miqësia mes dy popujve.

Presidenti i Dhomes Amerikane te Tregtise Mark Crawford e cilësoi festën e falenderimeve si një ditë të shënuar, ku të gjithë miqtë dhe bashkëpuntorët mblidhen bashkë për të shprehur falenderimet për kontributet dhe mbështetjen e dhënë ndaj njëri tjetrit.

Dita e Falenderimeve eshte nje feste tradicionale amerikane, gjate te ciles familjet mblidhen së bashku për të shprehur falenderime për gjithcka kanë dhe për atë me të cilën Zoti i ka bekuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb