Në minutat e fundit të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri dëgjohen të tjera thirrje antishqiptare në stadiumin e Strumicës.
Gazetari Jeton Selimi bën me dije për “BalkanWeb” e “News 24” se, një grup tifozësh nga Prilepi të quajtur “Majmunët” nisën të bërtisnin në kor: “Dhoma gazi për shqiptarët”.
Mësohet se gjatë gjithë pjesës së parë ata kanë lëshuar vazhdimisht kore “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”
Pavarësisht kësaj, në asnjë moment, policia vendase nuk i ka ndalur, ndërsa as gjyqtari Erikson nuk ka ndërhyrë për të ndërprerë ndeshjen edhe pse këto klasifikohen si thirrje raciste.
Kujtojmë që pjesa e parë e ndeshjes që nisi me vërshëllima kundër skuadrës shqiptare, përfundoi me porta të paprekura.
(m.a/BalkanWeb)