Ndërsa shpërdau 20 dipomat e para për mjeshtrat e parë shqiptarë në kuadër të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi u shpreh se fuqia punëtore e Shqipërisë tani është në moshën e artë, por mungesa e aftësive profesionale dhe mospërshtatja me kërkesat e teknologjisë së kohës po bëhet shkak që modeli ekonomik të mos realizohet sic duhet.

“Është një ditë e bukur sot për gjithë biznesin, vecanëritsh për komitetin e zejtarëve. Sot kemi edhe një inaugurim të Dhomës së parë Kombëtare të Zejtarisë së Shqipërisë. Komiteti i biznesit këmbënguli fort, për këtë shtëpi kaq të bukur për zejtarinë. Urimi i dytë shkon për qeverinë shqiptare, kryeministrin Rama i cili e mori si sfidë krijimin e dhomës kombëtare dhe sot kemi ligjin e dhomës kombëtare, kemi shtëpinë tonë, kemi ministrin tonë që na përkrah e na mbështet në këtë iniciativë kaq të bukur për sipërmarrjen shqiptare.

Një urim për Dhomën e Zejtarëve të Koblencit, për ministrinë e këtij rajoni që i dha mbështetjen krijimit të zonës së zejtarisë në Shqipëri. Dua të duartrokasim këtë ditë kaq të bukur, ta gëzojmë Dhomën Kombëtare të Zejtarisë.

Në bashkëpunim me Ministritë bëmë ligjin e zejtarisë dhe ngritëm këtë institucion kaq të besuar për biznesin. Ligji është i bazuar në një eksperiencë shumë të mirë të vendeve të BE, kryesisht të Gjermanisë. Misioni i Dhomës është të mbështesë profesionistët e t’i bëjë të gatshëm për tregun e punës në Shqipëri.

Fuqia punëtore e Shqipërisë tani është në moshën e artë, por mungesa e aftësive profesionale dhe mospërshtatja me kërkesat e teknologjisë së kohës po bëhet shkak që modeli ekonomik të mos realizohet sic duhet. Zhvillimi në këtë mënyrë, përvec se po mban të ndrydhur vlerën e shtuar të ekonomisë, po zbeh edhe perspektivën për të ardhmen. Kualifikimi jo i përshtatëm, është një nga problemet kryesore në bizneset e agropërpunimit, industrinë nxjerrë dhe energjitike.

Arsimi profesional duhet të ketë si parim bazë bashkëpunimin sa më të ngushtë ndërmjet shkollave profesionale dhe kompanive. Jemi krenar për rrugën që kemi ndjekur tani. Bashkëpunimi është i pashmnagshëm kur bëhet fjalë për kualifikimet. Mungesa e një hallke që të lidhë mungesat e tregut të punës me arsimin profesional është e nevojshme, kjo do të rregullohet dhe është në misionin e Dhomës së Zejtarisë. Tani jemi në treg me shërbime konkrete. Nuk e dinim që në Shqipëri kishte kaq shumë mjeshtra, sot jam 20 diplomat e para për mjeshtrat e parë shqiptarë”. – u shpreh Bregasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb