Lirohet nipi i ish-deputetit të PS, Andi Rraja. Po ashtu Gjykata ka caktuar ‘arrest shtëpie’ për Ineidi Rrajën dhe Eni Kullajn.

Gjykata caktoi sot masën ‘arrest me burg për të riun, bashkë me Ineidi Rrajën dhe Eni Kullajn. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se shkak i këtij vendimi është bërë tejkalimi i afatit të paraburgimit.

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb