Pas pamjeve dramatike të publikuara nga një konflikt fizik në Berat, “BalkanWeb” mëson detaje të reja. Ngjarja ndodhi më 17 nëntor në lagjen ‘13 Shtatori’ në Berat. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se shkak për sherrin ka qenë një femër. Para një muaj kur kjo gruaja ka dalë nga puna në një fasoneri është ngacmuar nga shtetasit F.G, Judmir Briskaj dhe Kristjan Mbreca. Në këtë situatë ka ndërhyrë Nuredin Çala sepse ishte familjar i gruas dhe i ka qortuar të rinjtë. Mësohet se ky konflikti ka qenë vetëm verbal.

Ndërkohë, ditën e ngjarjes ata janë takuar rastësisht në një lokal dhe ngjarja precipitoi në dhunë. Policia e Beratit reagoi në kohe dhe arrestoi të rinjtë vetëm pak minuta pas ngjarjes. Si pasoje e goditjeve 30-vjeçari Çala, nga Duhanasi pësoi goditje të mëdha në kokë dhe mori mjekim në spitalin e qytetit.


Tre të rinjtë akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, ndërkohë që Gjykata e Beratit i ka lënë sot të lirë, duke dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Edhe pse organi i prokurorisë ka kërkuar për ta “arrest me burg”, gjykata në bazë të një akt-ekspertimi mjeko-ligjor që e cilësonte “plagosje të lehtë”, i ka dhënë atyre lirinë.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: