TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sherrin e një dite më parë, ku disa turistë spanjollë u dhunuan  nga pronari i një lokali në jug të vendit.

Me një shënim në “Facebook”, shefi i qeverisë e cilëson si “barbar” personin që qëlloi mbi turistët, ndërsa thotë se ai shkeli mbi kodin më të shenjtë të shqiptarit siç është mikpritja.  Ai thekson se veprimi i djeshëm do mbetet njollë turpi për t’u mos harruar kurë.

Postimi i Ramës:

Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve? Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë? Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri?Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë?

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: