Profesori Edmond Tupja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e djeshme teksa ka thënë se vendi po mësohet me dhunën dhe se kur një ish-kryeministër dhunohet ai ngriti pikëpyetjen se çfarë mund t’i ndodhë një qytetari të thjeshtë.

Ai shtoi më tej se qytetarët e vendit po mësohen me dhunën, ndërsa ngriti pikëpyetjen se nëse kjo dhunë ushtrohet ndaj një ish-kryeministri çfarë mund t’i ndodhë një qytetari të thjeshtë të vendit.

Tupja deklaroi më tej se kryeministri Rama mendoi se kjo ngjarje “do sillte ujë në mullirin e tij, por ka sjellë ujë në mullirin e Berishës”, ndërsa shto imë tej se ndjenja e frikës ka hyrë në vatrën e çdo familjeje shqiptare.

“Ne po mësohemi  me dhunën, kur një ish-kryeministër, deputet dhunohet, po ne që nuk jemi asgjë çfarë mund të na presë. Gjithë dyert e shtetit i janë hapur dhunës. Mirëserdhe zonja dhunë. Jam i skandalizuar, si mund të ndodhë një gjë e tillë.

Berisha është figurë politike, kryetar partie, ka qenë president e kryeministër. Ky njeri duhej mbrojtur nga policia e shtetit. Ku ishte policia e shtetit? Duhet të ishte policia, të paktën të ishte sa për të larë gojën sepse Berisha është figurë. Imagjinoni Ramën nesër në opozitë, si do veprojnë nëse ai dhunohet. Kjo gjë që ndodhi ishte një alarm i madh. Ka reaguar Evropa e shtypi mbarë. Sepse është pikëpyetje si mund të futet një shtet i tillë në gjirin e BE-së. Jemi kundërshtarë por ka edhe fisnikëri. Ai që është në pozitë tregon një farë fisnikërie ndaj opozitës.

Mendoj se sikur ta kishte ditur Rama këtë duhet të ndërhynte. Policia duhet të merrte masat, përveç masave që kishte marrë vetë PD-ja. Mirëpo mesa duket këtu Rama ka kujtuar se kjo do sillte ujë në mullirin e tij por kjo solli ujë në mullirin e Berishës. U kthyem pak si shumë në diktaturë. Ndjenja e frikës ka hyrë në çdo vatër familjesh shqiptare. Kur sulmohet një figurë e tillë, çfarë ngel për të tjerët? Puna është që u godit një figurë madhore e politikës. Për të ardhur keq që zonja ambasadoreshë, që populli e quan Kimete thotë se nuk duhet të ndodhte kjo me një pjesëtar të parlamentit. Ajo mund të thoshte se u godit një ish-president apo kryeministër, nuk do e hiqnin nga puna.

Figurat që kishin ardhur në samit nuk janë të pandjeshëm ndaj këtyre ngjarjeve, por me atë gjakftohtësinë që përpiqen të tregojnë për t’i krehur pak bishtin Ramës nuk e bënë çështje të madhe por ka lënë një shenjë tea ta. Kjo është diçka që provon ë kundërtën e asaj që shfaq Rama kur del e flet për parimet e dukshme të vendit tonë në drejtim të integrimit evropian. Opozita duhet të vazhdojë punën e saj, është detyrë e vështirë sepse kemi një qeveri të drejtuar nga një kryeministër që nuk ka të ndalur në bëmat e tij dhe që është  paparashikueshëm. Atë që bën tani e zhbën më pas, parashikimet janë të pamundura. Ai thotë një gjë dhe bën një tjetër. Duhet ndërgjegjësuar masa zgjedhore, populli. Duhet vënë theksi te angazhimi qytetar dhe te fakti  që gjendja e vendit është për të vajtuar, vendi po zbrazet, korrupsioni vijon, subjektiviteti, arbitrariteti, cinizmi janë të pandalshëm në figurën e Edi Ramës.

Këto ngjarje kanë një lidhje, unë para zgjedhjeve të fundit i propozova kryeministrit Rama, se ka para, ka shtëpi, që për të shpëtuar nga pjesa e errët e vetes së tij të shkonte në Francë të bënte një kurë 5 vjeçare me 2 takime në javë dhe ai do shpëtonte nga vetja. Ka një problem që ka të bëjë me psikanalizën e tij, është çështje shëndeti mendor. Këtë unë e ndjej, krimin e korrupsionin që kanë pushtuar vendin. Përderisa flasin vazhdimisht për emigrim e korrupsion. Po të isha i ri sërish do kisha emigruar. Është vrarë dëshira për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ç’më duhet mua thonë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb